Tri hile për të zhdukur mendimet e këqija
BKT
Lifestyle

Tri hile për të zhdukur mendimet e këqija

Në momente ankthi, ndihemi si të ngecur brenda një guacke dhe na duket sikur s`do të mund të dalim kurrë prej aty. Fatmirësisht, ka disa mënyra të thjeshta që na ndihmojnë të heqim dorë nga mendimet e këqija, thjesht ndoshta s`i keni hasur më parë.

1. Hilja e akullit

Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund t'ju shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija pasi i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Diçka e tillë do t'ju rikthejë në gjendje qetësie.

2.Hilja e plehrave

Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative dhe pyeteni veten në mënyrë të sinqertë nëse këto mendime përkojnë me realitetin tuaj. Studimet kanë treguar se mendimet e këqija na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitete të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më objektive.

3. Hilja e shkallëve

Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të fokusoheni tek ky ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendime të kota.