18:43 / 08.12.2020
Molliqaj, BE-së: Parave tona nuk i kërkoni viza, por qytetarëve PO
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ashpër në drejtim të Ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde si dhe BE-së, për lajmin e komunikar përmes një interviste se nuk do ketë viza për kosovarët pa punuar shumë.
Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu, tha Molliqaj, derisa këtë fakt e ilustroi me një foto të spikatur, transmeton Ballkani.
Kujtojmë që Gjermania paralajmëroi që Kosova nuk do të ketë lëvizje të lirë edhe për së paku një vit.
Ky është postimi i kreut të PSD-së:
























