Zëri i veçantë
BKT
Kulturë

Zëri i veçantë

"Me daljne e medieve sociale, puna në radio ka qenë disi me e veçantë, më magjike!"

Ishte një konstatim i përbashkët nga mysafirët në "Mirëmëngjesi Kosovë", Edita Doli Muhaxhiri, Radio Dukagjini dhe Skyfter Blakaj, RTK.

"Zërin tim kur dëgjoj më duket disi jo i bukur, thuajse fare nuk mund ta dëgjoj", ishte konkludim i të dyve.

"Se kur kam nisur të praktikoj punën e konferencierit, nuk di sdaktësishtm, por nga prindërit kam një rrëfim se kisha nisur si fëmijë me një inçizim me kasetë, teksa lexoja libra, por në moshë të pjekur në vitet 2000-2003 në Radio Urban Fem, radio urbane", theksoi Blakaj.

"Përveç ngjyrës së zërit, duhet të kesh kujdes në diksionit e zërit, etj., por duhet ditur se si të lexosh që t’i afrohesh dëgjuesit, shikuesit, duhe t’i dhurosh emocion", deklaroi Muhaxhiri.

Më tej ajo shtoi se mund të mbashë 2 orë emision, por duhet ditur sesi ta mbashë për vete dëgjuesin, të mos shkaktosh  monotoni, etj.

Ndërkaq Blakaj shtoi se Lodhje mund të ndiejmë,në aspektin fizik, por edhe emocionalisht, sidomos kur kemi emisione që ngërthejnë emocione të veçanta, fjala vjen ndeshjet me karakter ndërkombëtar, fjala vejn ndeshjet që luan Kosova, Shqipëria,etj. Që nga emocionet mund të përjetojmë nganjëherë një si ngjirrje të zërit, etj.

"Këtu nuk ka shkollë të komentimit, si degë e veçantë, sikundër kemi te aktrimi, por ne duhet të arrijmë këtë me përvojën", theksoi Blakaj.

"Ka gazetarë të mirë, por zëri i mungon", ishte konstatim i të dy mysafirëve në studio "Mirëmëngjesi Kosovë".RTKLive.


MË SHUME NGA Kulturë