Dita botërore kundër korrupsionit
BKT
Lajme

Dita botërore kundër korrupsionit

Drejtësia është selektive, ke dënime ndaj një qytetari të rëndomtë për ndonjë shkelje të ndonjë neni, por jo edhe nndaj ndonjë politikani i shtresës së lartë që ka bërë shkelej drastike, e nuk kemi dënime, ndonëse në shkallë të parë i shqiptohet dënimi, por në shakllën tjetër, ai rast falet.

Kështu deklaroi Hyrije Mehmeti, përfaqësuese e ”Betimi për Drejtësi”, në ”Mirëmëngejsi Kosovë”, në RTK.

Tutje ajo shtoi se KDI i monitoron këto raste dhe themi se korrupsioni është në nivel të lartë, e që pastaj raportet tona dërgohen në KGJK e gjetiu në institucionet të drejtësisë, ku kemi vërejtje në sistemin prokurorial e gjyqësor.

”E kërkesave tona nganjëherë nuk na kthehen përgjegjet, qoftë nga KPK, qoftë nga KGJK”, deklaroi Mehmeti.

Më tej ajo shtoi se procesi i vetingut do ta ndihmonte drejtesinë në vend, që të hiqet ndikimi politik, por që kjo të bëhet nën mbikqyrejn ndërkombëtare, ndryshe ndonëse është jetike për vendin tonë, pa vullnet politik kjo nuk do të mund të jetësohet.

Ajo inkurajon se nëse dikush nga qytetarët dëshiron ta njoftojë një rast korruiptive por dëshiron të jetë i mbrojtur, tani kjo mund të zbatohet, kjo është mirë.

”Por nuk është arritje në luftën e korrupsionit kur qytetari i thejshtë dënohet me ndonjë ryshfet të vogël, ndërkohë që nga shtresat e larta të funksionarëve politikë kemi falje, bile edhe konkurojnë në zgjedhje politike”, vlerësoi ajo./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme