Murati: Zgjidhja e çështjes sonë e largon Rusinë nga rajoni
BKT
Lajme

Murati: Zgjidhja e çështjes sonë e largon Rusinë nga rajoni

Në PE ka ndodhur ngjarje pozitive edhe ma herët, prandaj konsideroj se nuk është diçka e re, sepse ka pasur dhe ka qasje më të mirë se institucionet tjera evropiane, psh. ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por 5 shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën, ndonëse ka pasur presione që ta bëjnë këtë, por ende nuk ka ndodhur dhe tani jemi edhe më larg, sepse, fjala vjen, Spanja ende nuk është e gatshme ta njohë Kosovën, e shkaku, dihet, Katalonia.

Kështu deklaroi Valon Murati, kryetar i LB-së, në emisionin “Studio e hapur” në RTK.

Tutje ai theksoi se vërejtjet nga PE ishte heqja e “Task forcës”, që është formuar nga institucionet vendore në bashkëpunim me ndërkombëtarët, por edhe në plotësimin e kërkesave nga ndërkombëtarët lidhur me korrupsionit, kjo do të duhej kryer nga vetë ne, sepse është në dobinë e shoqërisë sonë, që politika të mos ndërhyjë por të ketë vullnet në luftimin e tij, që të mund të ecim tutje në integrimet në BE.

“Në fakt, në luftimin e korrupsionit ka problem edhe nga shumë vende brenda BE-së, e jo të na vëhet si pengesë drejt integrmit në BE për shkak të korrupsionit, që krahasuar me rajonin, bile edhe disa nga vendet e BE-së ne jemi më mirë, por na bëhet padrejtësi, më shumëe nga shkaqet që i kanë brenda vetes”, deklaroi Murati.

Ndërkaq lidhur me diplomacinë kosovare, Murati shtoi se ajo nuk ëpshtë në nivel të detyrës, ka një ngërç, qoftë për shkak të dialogut, apo ndonjë problemi tjetër, që reflekton edhe nga qeverisja brenda vendit.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Kongresit amerikan karshi Kosovës, Murati shtoi se Serbia, dihet,  bën lojërat e veta, por ne duhet të jemi në nivel të detyrës, se, dihet, Senati e Kongresi amerikan kanë qenë krah nesh, por politika amerikane zbatohet nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që puna e madhe në Kongres e Senat është falë angazhimeve nga mërgata jonë atje.

Kurse për rolin e kongresistit Engel, ai theksoi se ndonëse nuk do të jetë më në Kongres, ai ka luajtur rol në çështjen e Kosovës, si dhe në ndikimin e tij në Kongres lidhur me Kosovën.

Më tej Murati shpjegoi  aktivitetin e politikës kosovare gjatë administratës Trump, që, sipas tij, kemi lëshuar disa raste, por që tani duhet të jemi në nivel të detyrës në kohën e administratës Biden, që ne të jemi të gatshëm të ecim përpara në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të, por edhe me BE-në, që të kemi mbështetjen e tyre, ndonëse në vija të trasha politika e jashtme amerikane ka qenë konstruktive, e pandryshueshme.

Ndër të tjera, ai vlerësoi si pozitive angazhimin e kongresistit Engel, i cili sërish dërgoi mesazh administratës Biden që Kosova të mbetet në prioritetin e saj që të zgjidhet një herë mirë në raport me Serbinë, sepse me zgjidhjen e çështjes sonë largon Serbinë nga Kosova dhe  Rusinë nga rajoni.

Ndërkohë, Murati vlerësoi  si pozitive krijimin e  boshtit Gjermani-Britani-SHBA, propozuar nga Engel, është në dobi të rajonit,sepse edhe brenda BE-së kemi divergjenca, sidomos në këndvështrimin e BE-së ndaj Kosovës, kjo është vërejtur me daljen e Britanisë nga BE-ja, prandaj është  mirë kur kemi një koordinim të aleatëve tanë në raprot me ne, por ne duhet të jemi në nivel të detyrës, të mos i fajësojmë të tjerët, sepse politika kosovare është ngelur prapa në kryejren e detyrave tona, ngase ajo është  shndërruar në populizëm ditor, duke mos afruar zgjidhje për qytetarët, por vetëm të fitojnë ndonjë votë, duke akuzuar njëri-tjetrin, e nuk kanë guxim të marrin përgjegjësinë që ta gjejnë zgjidhjen.

Ndër të tjera Murati vlerësoi si tejet pozitive edhe deklaratën e  znj. Olbright,se Serbia nuk ka të drejtë të vetos, sepse Kosova është vend i pavarur, duhet të integrohet si pjesë e sistemit ndërkombëtar, sepse qartëson pozicionin e Serbisë karshi Kosovës, ndonëse ajo do të përpiqet që ta bëjë këtë perms aleatëve të saj.

Ndërkaq lidhur me GjS Murati shtoi se ka ardhur në kohën e administrates Obama, duke rënë në koordinim mes BE-së deh SHBA-së, por tani sikur ka ndërruar rrugë, sepse ligji fillimisht përmend ndjekjen edhe të kriminelëve serbë, jo vetëm shqiptarë, prandaj Engel kërkon që të ndiqen edhe kriminelët serbë, jo vetëm shqiptarë.

Në fund, Murati vlerësoi se shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, në palnin afatshkurtë është i dëmshëm, do të ketë ndikim negativ në shoqërinë tonë, sepse po rikthen disa probleme të së kaluarës, por në planin më të gjatë kjo nuk do të ndodhë, sepse lufta e UÇK-së, nuk do të dëmtohet, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, qoftë në kontekst kombëtar, rajonal, por edhe në kontekst ndërkombëtar.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme