Osmani: Zëri i viktimave nuk mund të heshtet
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, ka thënë se Serbia kreu gjenocid e ne ishim viktima të këtij krimi.
Osmani tha se ne kërkojmë drejtësi për viktimat dhe duam kthimin e tyre në tokën e tyre dhe pranë familjarëve.
“Dhuna mbi viktimat e gjenocidit serb është sistematike, nga vrasja e viktimave e deri në fshehjen e tyre. Praktika sistematike e zhdukjes me dhunë është krim kundër njerëzimit dhe element i gjenocidit”, tha Osmani.
Osmani theksoi se Serbia duhet ta pranojë peshën historike të kryerjes së gjenocidit kundër shqiptareve
“Serbia duhet të jep informata për dhunën sistematike ndaj viktimave dhe vend ndodhjen e qytetarëve tonë të pagjetur”, shtoi Osmani.
Kryeparlamentarja theksoi se ne jemi këtu për të dëshmuar se krimi i kryer nuk mund të fshehët, dhe fshehja e krimit është krim i dyfishtë.
“Ne nuk mund të heshtim përderisa lotët e këtyre nënave po vazhdojnë edhe sot. Zëri i këtyre viktimave nuk mund të heshtet”, tha Osmani.
Ajo theksoi se regjimi i sotëm serb po i fesh ende dhe ata vazhdojnë të jenë historia më e trishtë e këtij vendi.
“Historia nuk do të na falë nëse ne tentojmë të hapim një kapitull të ri pa e lexuar e rilexuar me kujdes kapitullin e së djeshmes”, tha Osmani.























