Selmanaj: Haradinaj është zgjidhja më e mirë për president të Kosovës
BKT
Lajme

Selmanaj: Haradinaj është zgjidhja më e mirë për president të Kosovës

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për zgjedhjen e presidentit dhe problemet e shkaktuara për mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se AAK-ja e ka bërë publike propozimin e saj që kandidat të nominuar e kanë kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

“Ne e kemi kandidatin tonë dhe nuk kemi arsye të lëvizim nga ky pozicion dhe po presim që të tjerët të lëvizin nga pozicionet e tyre”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, Ramush Haradinaj është zgjidhja më e mirë për Kosovën në këtë kohë që të votohet për president.

Në anën tjetër, Arbëresha Krasniqi nga Nisma ka thënë se kjo parti është për nxjerrjen e një kandidati konsensual për president.

“Është e pamundur të kemi zgjidhje nëse debati bëhet me tendenca përjashtuese, nëse shihet vetëm një kandidat. Propozimi i AAK-së është normal, por jo edhe në këtë formë dhe në këtë kohë”, ka thënë Krasniqi. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme