23:23 / 09.12.2020
Ja kur hidhet shorti për fazën eliminuese të Championsit
Me ndeshjet e zhvilluara sonte, është kompletuar edhe e gjithë faza 1/16 e Ligës së Kampionëve, ku disa skuadra të mëdha si Manchester United dhe Interi janë eliminuar që në fazën e grupeve.
Shorti për fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve 2020-21 do të zhvillohet të hënën më 14 dhjetor 2020 në ora 11:00.
Ceremonia do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Ekipet nga i njëjti grup nuk mund të tërhiqen kundër njëri-tjetrit, ndërsa klubet nga e njëjta ligë (të tilla si Premier League, La Liga ose Serie-A) nuk mund të tërhiqen kundër njëri-tjetrit.























