09:50 / 10.12.2020
Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.























