Pritjet e Kosovës nga adminsitrata e Joe Boden-it
BKT
Lajme

Pritjet e Kosovës nga adminsitrata e Joe Boden-it

Deklaratat e Engelit dhe znj. Olbright dëshmojnë kthimin e SHBA-së karshi çështjes së Kosovës, ku si pikë kthese mund të konsiderohen vërjetjet ndaj BE-së që Kosova duhet njohur si e plotë, por vërejtje ishte edhe ndaj SHBA-së.

Kështu deklaroi Dritëro Arifi,profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Kolegjin UBT, në “Aktual”, në RTK.

Më tej Arifi shtoi se duke parë ndikimet e Rusisë dhe Kinës, BE ka më shumë nevojë për SHBA-në, por edhe anasjelltas.

Ndërkaq duke analizuar qëndrimet e kongresistit Eliot Engel, Arifi theksoi se ai  ka qenë konsistent karshi çështjes së Kosovës, por edhe të shqiptarëve në tërësi.

Tutje ai shtoi se pika e dytë që potencoi Olbright, ishte strategjia se si të luftohet korrupsioni, si një “smart strategy”, si dhe Serbia të mos ketë veto ndaj Kosovës, por edhe të mos pranohet në BE pa njohjen e Kosovës.

“I gjithë angazhimi i SHBA-së në Kosovë ka qenë në mbrojtje të parimit të së drejtës”, deklaroi Arifi.

Më tej ai sqaroi se siguria e në Evropë, siguria në Ballkkan, si dhe gjetiu në botë, është rrjedhimisht edhe siguria e amerikanëve.

“I gjithë rreziku në sigurinë botërore mund të vie jo dhe aq nga Rusia sa do të vie nga Kina,si rezik afatgjatë, e cila po shtrin ndikimin e vet gjihtandej nëpër botë”, shtoi ai.

"Ndërkaq në dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku në administratën e Trump-it ka ndodhur një e mirë nga takimin në zyrën ovale, ku edhe u arrit njohja e Kosovës nga Izraeli, ndërkohë që tani në administratën Biden-it, BE do të jetë nën presion që ta njohë Kosovën, por edhe Serbia gjithashtu ta njohë si të plotë, se nuk ka kuptim të arrihet “minishengeni e të mos njihet si shtet nga Serbia, se vetëm kështu do të arrihet implementimi", deklaroi Arifi./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme