Hoti: Të drejtat e njeriut të përfaqësohen denjësisht
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfaqësim reciprok e pa dallime.
Ai në takimin Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, tregoi edhe punën që ka bërë Qeveria në respektimin e të drejtave të njeriut.
“Si qeveri jemi të përkushtuar, që të drejtat e njeriut te jenë të përfaqësuara denjësisht, mbi respektin reciprok pa dallime” tha kryeministri Hoti
“Qeveria e Kosovës ka bërë progres duke miratuar një pako të ligjit gjithëpërfshirës, duke synuar që të ketë avancim në barazi të plotë të këtyre kategorive” u shpreh kryeministri Hoti.
Mes tjerash kryeministri Hoti, miratimin e programit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave te njeriut e sheh si një dokument strategjik i cili parasheh mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Do të fokusohemi në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, në secilën formë” tha kryeministri Hoti.























