Avokati David Hooper paraqet disa mënyra për lirimin me kusht të Thaçit
Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, David Hooper ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për lirim me kusht të tij. Hooper ka paraqitur disa masa të cilat mund të zëvendësohen me paraburgimin e Thaçit. Si masë që mund të merren nga Gjykata janë vlerësuar arresti shtëpiak, dorëzimi i dokumenteve por edhe që ish presidenti i Kosovës të jetojë në një vend të tretë jo fqinj të Kosovës.
Dokumenti prej 28 faqesh, dosje kjo ku avokati David Hooper ka paraqitur argumentet e tij pse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të lirohet me kusht. Hooper fillimisht ka propozuar disa masa më të lehta se paraburgimi për Thaçin.
"Zotri Thaçi merr përsipër t'u përmbahet masave të tilla në mënyrë të veçantë ose të kombinuar duke përfshirë vendosjen në arrest shtëpiak, dorëzimin e dokumenteve ndërkombëtare të udhëtimit dhe ndalimin e afrimit në vend ose persona të caktuar. Në këtë drejtim Gjykata Speciale ka një autoritet policor i dëshmuar dhe efektiv në Kosovë".
Njëra nga masat që mund të merret është edhe që Thaçi të banoj në një vend të tretë por jo fqinj të Kosovës.
"Masa të tilla të mund të përfshijnë p.sh. një ndalim të përdorimit të mediave ose aktivitetit politik, dhe madje të shtrihet në një kusht që zotri Thaçi të banojë jashtë Kosovës. Nëse vendoset një kusht i tillë, mbrojtja është e sigurt se do të jetë në gjendje të siguroj një shtet të palës së tretë jo fqinj me Kosovën", ka thënë Hooper.
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës i është përgjigjur pretendimeve të Prokurorisë se Thaçi ka punuar për zhbërjen e Speciales. Në këtë temë Hooper ka dhënë një argument te gjykata
"Më dëmëthënëse është keqinterpretimi i ZPS-së se Thaçi është përpjekur të gjenerojë mbështetje për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara. Materiali burimor zbulon se është një angazhim nda procesit demokratik dhe sundimit të ligjit. Nën urdhër-arrestin e Prokurorisë, nuk përmendet kontributi i Thaçit në themelimin e Dhomave të Specializuara që është pranuar publikisht nga ëilliamson".
Avokatët vendor të licensuarë nga Specialja thonë se këto masa do të shqyrtohen seriozisht nga Gjykata.
"Zoti Thaçi ka qenë personi kyç që e ka themeluar Gykatën Speciale, ka qenë personi kyç i cili ka bërë thirrje që t'i vazhdohet në mënyrë institucionale dhe legale përmes Kuvendit të Kosovës mandati i Gjykatës Speciale dhe nuk ka asnjë rrezik që i njëjti të punoj kundër urdhëresave që do t'i caktoj Gjykata me vendim", tha avokati Skender Musa.























