Kastrati: Me zgjedhje Kosova s’përfiton asgjë, situata do mbetet e njëjtë
BKT
Lajme

Kastrati: Me zgjedhje Kosova s’përfiton asgjë, situata do mbetet e njëjtë

Analisti Ardian Kastrati në emisionin “Imazh” të RTK-së tha se Kosova po çalon në shtetndërtim dhe nuk është konkurrete as me kombet tjera përreth.

“Gjendjen e shoh në disa rrafshe se si mund të dalim nga kjo krizë. Nëse shkojmë në zgjedhje, ne hyjmë në situatë të njëjtë. Nëse fiton VV-ja prap i duhen edhe dy blloqe politike për zgjedhjen e presidentit dhe për t’i bërë 80 vota. Kriza do të jetë identike, veç pse nëse dikush dëshiron ta çoj sërish vendin në zgjedhje”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, nëse Kosova e ka komoditetin të shkojë dy herë në zgjedhje, do të pasojë debakli.

“Me këtë lloj të kësaj skene politike zor se do të kemi reformë zgjedhore. Në vazhdojmë të demonstrojmë paaftësi për shtetndërtim dhe me këtë po i pikëllojmë aleatët tanë që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojmë në shtetndërtim”, ka thënë Kastrati.

“Çka përfitojmë ne nëse mbesim në këtë situate, çka përfitojmë? I bie asgjë, sepse edhe nëse shkojmë në zgjedhje këto sfida s’mund t’i zgjidhim”, ka thënë analisti. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme