21:56 / 10.12.2020
Massara: Rinovimi i Ibraimovic? Varet gjithçka nga ai
Milan-i është në kërkim të një qendërmbrojtësi për janarin.
“Vazhdojnë kërkimet për një mundësi në merkato, të shikojmë nëse do të krijohet”, ka thënë drejtori sportiv i kuqezinjve Massara.
Në lidhje me rinovimin e Ibrahimovic: “Është një temë që duhet diskutuar më vonë bashkë me të, siç ka ndodhur këtë verë, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm”.
“Nëse do ta ketë akoma këtë dëshirë për të luajtur, atëherë do të vazhdojmë me atë, do të varet gjithçka nga ai. Familja? Ndoshta do të provojmë ta sjellim këtu”, ka përfunduar Massara.























