12:00 / 11.12.2020
Ministrja Haradinaj-Stublla u takua me ambasadorin e Italisë Nicola Orlando
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.
Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës. Gjithashtu Ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj
Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19. Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë.























