15:04 / 11.12.2020
Van Persie e dëshironte Chiellinin tek Arsenali
Robin van Persie ka thënë se ai është munduar ta bind Arsene Wengerin që ta transferoj Giorgio Chiellinin.
Sulmuesi holandez e kishte vërejtur atëkohë se Arsenali nuk e kishin repartin e mbrojtjes të forcuar dhe e kishte sugjeruar nënshkrimin me Chiellinin, por që i ishte injoruar nga trajneri i tij.
“Në një kohë të caktuar, unë ndjeva se Arsenalit i mungonte një mentalitet fitues, dhe e kam pyetur Arsene Wenger për të nënshkruar me Giorgio Chiellinin”, tha Van Persie për kanalin e “YouTube” të Kaj Gorgels.























