Zidane: Natyrisht Atletico është skuadra favorite
BKT
Sport

Zidane: Natyrisht Atletico është skuadra favorite

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në prag të derbit në fundjavë kundër Atletico Madridit.


Zizu nuk hezitoi ta pranojë se "Los Colchoneros" janë favorit për të triumfuar në La Liga, transmeton Albeu.

"Natyrisht Atletico është skuadra favorite. Ne i njohim ata shumë mirë, si gjithmonë", tha Zizu.

"Ne duam të tregojmë gjithmonë se çfarë ekipi jemi, pa menduar nëse do ta fitojmë La Ligën apo jo. Duam të fitojmë gjithmonë, sa herë që luajmë, po ashtu jemi kampion të La Ligës vitin e kaluar dhe natyrisht që duam ta mbrojmë titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë", përfundoi trajneri francez.

Kujtojmë që ditën e shtunë në orën 21:00 do të luhet përballja mes Real Madridit dhe Atleticos.