Zemaj thotë se numri i vdekjeve nga COVID-19 mbetet i lartë
Gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë humbur betejën me COVID-19, derisa janë konfirmuar 590 raste të reja me këtë virus.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se numri i vdekjeve ende mbetet i lartë, ani pse numri i të infektuarve ka rënë.
Ai ka treguar për rangimin e komunave, marrë parasysh numrin e personave të infektuar.
"Janë vetëm 16 komuna në zonë të kuqe, 9 komuna në të verdhën, gjelbër kanë kaluar 13 komuna", tha ai.
Ai ka pohuar se spitalet janë mbi-ngarkuar, për çka bëri thirrje për kujdes të qytetarëve.
E, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka treguar për numrin e personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
"Në 24 orët e fundit janë testuar 1775 pacientë, nga të cilat 590 rezultojnë pozitiv, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur betejën. Mbi 45 mijë persona të infektuar deri më tani.
Tutje, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi
"Këtyre ditëve numri i pacientëve te shtritë ka kaluar numrin 1000. Sot kemi rreth 900 persona të hospitalizuar. Prej tyre 40 pacientë janë në gjendje më të rëndë, që ne e vlerësojmë kritike. Përkundër këtij numri ShSKUK ia ka arritur që të ofrojë shërbime. Po ashtu, ShSKUK vazhdon të sigurojë se do të sigurojmë te gjitha barnat dhe produktet e nevojshme dhe shtretër për ata që kanë nevoje të shtrihen", shtoi ai në konferencën për media.























