Simeone para sfidës me Realin: Do të jetë një derbi të bukur
BKT
Sport

Simeone para sfidës me Realin: Do të jetë një derbi të bukur

Atletico Madrid po zhvillon një kampionat fantastik deri tani. “Colchoneros” kryesojnë La Liga, teksa nesër i pret një test i vështirë kundër “armiqve” të Real Madrid.

Diego Simeone flet para derbit (e shtunë, 21:00), duke mos i kursyer elozhet për homologun Zinedine Zidane.

“Zidane i transmeton qetësi dhe siguri gjithë ekipit, Ka qenë një fitues si futbollist, i tillë është edhe sot si trajner. Na pret një ndeshje dhe derbi i bukur. Të dy ekipet kanë shumë lojtarë fantastikë. I admirojmë kundërshtarët tanë dhe kampionët që kanë në përbërje”, tha Simeone.

Suarez? Nuk duhet të harrojmë se sapo ka kaluar koronavirusin, ka qëndruar 20 ditë pa luajtur. Është normale që do i duhet pak kohë për t’u rikthyer në formën më të mirë, por ai e ka golin në gjak dhe është shumë i rëndësishëm për Atletico Madrid”, deklaron trajneri argjentinas.