Sherifi pas fitores ndaj Besës: Synojmë edhe Kupën edhe kreun e tabelës
Ka përfunduar ndeshja e vetme e luajtur sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani triumfoi lehtë 2-1 kundër Besës në një ndeshje që ishte më e vështirë se ç’pritej.
Pas ndeshjes deklaratë për shtyp dhe edhe trajneri, Sallah Sherifi.
“Mendoj që skuadra u paraqit mjaftë mirë, Besa janë skuadër e re dhe e mirë japin edhe lojë të mirë për të cilën i përgëzoj”
“I shpërdoruam disa raste që na vështirësuan punën, mendoj se Bushiç-it duhet t’i falen këto gabime pasi ishte i lënduar gjatë dhe nuk ka arritur akoma formën”
“Ne si skuadër kemi ambiciet tona, kampionati është i gjatë… distanca me Dritën është shumë e madhe, por do të kërkojmë edhe Kupën edhe renditjen sa më të lartë”
“Jackson dhe Veliu patën tërheqje muskulore dhe mendoj që nuk do të jenë të lënduar gjatë”, përfundoi Sherifi, transmeton Olle.
Gjilani me këtë fitore u rikthye prapë në pozitën e katërt në tabelë.























