16:28 / 12.12.2020
“Derbi i Shqiptarëve” mbyllet në barazim, përfiton Shkëndija e Tetovës
Derbi i shqiptarëve, Renova-Shkupi ka përfunduar në “paqe” me rezultatin e bardhë 0-0, e vlefshme për javën e 17 të Superligës së Maqedonisë së Veriut.
Një barazim që nuk i shkon përshtat asnjë nga këto dyja skuadrat ku Shkupi e cila ndodhet në luftë për titull në rast fitoreje të Shkëndijes i largohet e më shumë kreut, ndërsa Renova mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 16 pikë.
Shkëndija e Tetovës vazhdon të jetë skuadra lidere në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore.























