Policia Serbe arreston dy qytetarë të Podujevës
BKT
Lajme

Policia Serbe arreston dy qytetarë të Podujevës

Fazli Veliu, RTK

Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës në kufrin Kosovë - Serbi në fshatin Mirovc.

Siç merr vesh RTK nga burimet RTK, policia serbe ka arrestuar sot dy shqiptarë të Podujevës derisa ata ishin duke lëvizur brenda teritorit të Kosovës në fshatin Mirovc.

Njëri nga të arrestuarit është B. M., këshilltar në Kuvendin Komunal të Podujevës. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për arrestimet.


MË SHUME NGA Lajme