Balaj-Halimi për vdekjen e Nexhip Berisha:Kontributi i tij s’do të harrohet
BKT
Lajme

Balaj-Halimi për vdekjen e Nexhip Berisha:Kontributi i tij s’do të harrohet

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimi ka reaguar pas vdekjes së doktorit Nexhip Berisha si pasojë e koronavirusit.

Ajo me këtë rast ka thënë se nuk ka prizrenas që nuk e njihte si të urtë e shumë të sjellshëm, si punëtor e aktivist në të gjitha situatat e nevojshme.

Balaj-Halimaj thotë se kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen.

“Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dr.Nexhipin”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

I trishtuar lajmi për vdekjen e Dr. Nexhip Berisha. Nuk ka prizrenas që nuk e njihte si të urtë e shumë të sjellshëm, si punëtor e aktivist në të gjitha situatat e nevojshme. Kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen. Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dr. Nexhipin.


MË SHUME NGA Lajme