Pacolli: Formimi i Ushtrisë së Kosovës ishte një ëndërr për të gjithë
BKT
Lajme

Pacolli: Formimi i Ushtrisë së Kosovës ishte një ëndërr për të gjithë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka shkruar në dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pacolli shkruan se formimi i ushtrisë ishte një ëndërr për të gjithë.

Shkrimin e tij në “Facebook” ai e vazhdon edhe me atë se Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale dhe se ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t'i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime!”, ka shkruar Pacolli.


MË SHUME NGA Lajme