Nderohet jeta dhe vepra e vëllezërve Bytyqi
BKT
Lajme

Nderohet jeta dhe vepra e vëllezërve Bytyqi

Bashkë me prindërit e heronjve të Kosovës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shoqëruar nga bashkëluftëtarët e tyre të “Batalionit Atlantiku” dhe nga diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi.

"Me këtë rast shprehëm respektin e thellë për sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.  Vëllezërit Bytyqi, bashkë me shumë bijë e bija tona, lanë mirëqenien që u ofronte Amerika për t’i dalë zot atdheut dhe popullit të vet në ditët më të vështira të tij.  Lavdi e përjetshme për Yllin, Agronin, Mehmetin dhe për të gjithë dëshmorët e kombit", ka shkruar Frymëzim Isufaj nga Ambasada e Kosovës në ShBA.

 


MË SHUME NGA Lajme