Haland: Bayern Munich për momentin është skuadra më e mirë në botë
BKT
Sport

Haland: Bayern Munich për momentin është skuadra më e mirë në botë

Erling  Haaland e pranon se Bayern Munich është skuadra më e fortë e momentit:

“Fitimi i Championsit është pa dyshim ëndrra ime e madhe. Dua të fitoj trofe me Dortmundin. Tani për tani, Bayern Munich është skuadra më e mirë në botë dhe ne duhet të përpiqemi të arrijmë një nivel më të lartë që ta mundim. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona”, ka thënë ai, sipas SS.

Sulmuesi norvegjez i Borussias së Dortmundit pak ditë më parë fitoi çmimin “Golden Boy 2020”, që jepet nga “Tuttosport”.