Personat me autizëm përballen me shumë sfida elementare
BKT
Lajme

Personat me autizëm përballen me shumë sfida elementare

Duke qenë se fëmijët autikë janë persona të ndjeshëm, morëm nismën për një kujdes të shtuar ndaj tyre, sidomos në sferën e shëndetësisë, me theks të veçantë në shëndetin dentar, që kësaj nisme iu janë bashkuar shumë dentistë.

Ishte kjo një deklaratë e Lulzim Behxhetit, arkitekt, filantrop, themelues i fondacionit “Vjosa”, që do të ketë rol të madh në edukimin e t rinjve me autizëm, me nismën për ndërtimin e një kampusi për fëmijët me autizëm, që është i pari i këtij lloji në vend.

“Jemi në fazën e projektimit, në kërkimin e lokacioneve”, sqaroi ai lidhur me ndërtimin e kampusit për personat me autizëm

Më tej ai foli edhe për nivelin se deri ku ka arritur aktiviteti i këtij lloji mes dy vendeve, Kosovë-Finlandë.

“Aktiviteti i këtij lloji është arritur në nivel ambasadorësh, tani e tutje presim në aktivitete më konkrete në terren”, shtoi ai.

Tutje, Behxheti sqaroi se përveç dentarëve, kësaj nisme u janë bashkuar edhe mjetë të sferave tjera, terapeistë të ndryshëm, psikologë, etj.

Ai njoftoi se pos kujdesit shëndetësor, për këta persona kanë shfaqur interesim edhe afaristë të ndryshëm në punësimin e tyre.

“Gjërat e mëdha nisin me hapa të vegjël, sikundër po bëjmë ne fondacioni Vjosa”, deklaroi filantropi Behxheti.

Më tej ai foli edhe për aspektin e financimit, që, sipas tij, kjo shtresë është e neglizhuar e që duhet të kenë kujdestar dhe të kenë mbështetje financiare, që tani për tani është sfidë për komunat, por, shfaqi shpresën ai, kjo mund të realizohet.

“Institucionet të kenë kujdes për personat autikë se kemi nevojë edhe për këtë shtresë të shoqërisë, se mund të jenë konstruktivë për shoqërinë, sikundër ishin dikur qoftë arkitektë, intelektualë të profileve tjera,etj”, deklaroi Behxheti./RTKLive

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme