15:37 / 15.12.2020
Trajkoviq: Albright mund t’i përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Serbi
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se Madeleine Albright dhe Daniel Serëer kanë dallime të qarta në pikëpamjet e tyre.
Sipas saj, Albright e njeh mundësinë për t’i përmirësuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.
“Z. Serëer as nuk mund ta shprehë mbështetjen e tij për gjykatën e krimeve të luftës dhe t’u dërgojë një mesazh serbëve në Kosovë se jeta e tyre është e rëndësishme”, ka shkruar Trajkoviq në llogarinë e saj në Tëitter.
Daniel Serëer nga Universiteti Johns Hopkins deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”./Insajderi.com























