Çekia i dhuron MSh-së pajisje mbrojtëse kundër Covid-19, në vlerë 190 mijë
BKT
Lajme

Çekia i dhuron MSh-së pajisje mbrojtëse kundër Covid-19, në vlerë 190 mijë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, të hënën ka pranuar një donacion nga Çekia që përmban mjete dhe pajisje mbrojtëse kundër Covid-19.

Në pranim- dorëzimin e këtyre pajisjeve i pranishëm ishte zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola.

Ai falënderoi Çekinë për këtë donacion, duke e vlerësuar si të mirëseardhur.

Bëhet fjalë për 190 mijë euro material me mjete mbrojtëse, maska, dorëza dhe material të ndryshëm”, tha Gola. /EO


MË SHUME NGA Lajme