Lavrov i brengosur që s’po bëhet Asociacioni i komunave serbe
BKT
Lajme

Lavrov i brengosur që s’po bëhet Asociacioni i komunave serbe

Ministri i Punëve të Jashtme i rusisë, Sergej Lavrov, i bëri thirrje të martën Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi.

Lavrov, pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç dhe me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se ndihet i shqetësuar për faktin se BE nuk arrin të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë.

"Pozicioni ynë është i pandryshuar, ne jemi në favor të kërkimit të një kompromisi në bazë të Rezolutës 1244 dhe do të mbështesim vetëm vendimin që do t'i përshtatet serbëve", deklaroi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov shtoi se BE "duhet të kuptojë rolin e ndërmjetësit në dialog në mënyrë të paanshme" dhe sipas tij "të kapërcejë sabotimin e Prishtinës rreth marrëveshjeve të arritura në vitet e mëparshme, përfshirë formimin e A0sociacionit të Komunave Serbe".

Kohëve të fundit, përafria diplomatike mes Serbisë dhe Rusisë është kritikuar nga diplomatë të ndryshëm.

Madje, Ministria e Mbrojtjes ruse ka paraparë që të dërgojë delegacion mbikëqyrës në forcat ushtarake serbe, të cilat operojnë me armatim rus.

BE nuk ka pasur reagim lidhur me çështjen në fjalë.


MË SHUME NGA Lajme