21:00 / 15.12.2020
Drejtori sportiv i Sturm Graz mohon kalimin e Balajt te Vllaznia
Drejtori sportiv i Sturm Graz, Andreas Shiker ka mohuar që futbollisti Kombëtares shqiptare Bekim Balaj do t`i bashkohet Vllaznisë së Shkodrës.
“Unë i kam lexuar ato që thuhet dhe menjëherë pas kësaj kontaktova me agjentin e Balajt. Mund t’iu them se nuk ka asgjë në këtë histori”, tha Shiker.
Prej kohësh qarkullon lajmi se sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj mund të rikthehet te Vllaznia, madje që në janar.























