Fushata ndërgjegjësuese për luftimin e gjuhës së urrejtjes
BKT
Lajme

Fushata ndërgjegjësuese për luftimin e gjuhës së urrejtjes

Duket se është mirë që tani ka filluar të mendohet për gjuhën e urrejtjes, ku, sipas të dhënave, gjatë fillimit të pandemisë, nga mediat sociale, qytetarë me identitet, prej kësaj ideje së hulumtimit kaluam në pjesën e fushatës, nuk do te thotë se liria e shprehjes, që është e drejtë e garantuar, por gjuha e urrejtjes duhet anashkaluar, që qytetarët të jenë me racionalë, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shpërfaqur mllefin e tyre.

Ishte qëndrimi i Dren Gërgurit, menaxher i projektit nga Instituti ”Edu Media” në ”Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK.

Ndërkaq, Blerta Blakaj, menaxhere e po këtij projekti, deklaroi se shqetësuese brenda hulumtimit ka qenë kur dikush i infektuar nga koronavirusi të ndonjë politikani, nga qytetarët ia kanë dëshiruar  të keqen.

Tutje ajo shtoi se në angazhimin e Insitutit rreth këtij projekti, përmes  trajnimeve  me nxënësit, ata tregojnë se shumë prej tyre, përmes reagimeeve negative i bartin nga mediat sociale  në mjediset shoqërore.

”Kjo manifestohet nëpër rrjetet sociale në fb, etj., du ke u shprehur me fjalë fyese e urrejtje  në analizat e tyre,  në emisione të ndryshme nëpër rrejtet pra sociale”, deklaroi Gërguri.

Ata theksojnë edhe faktin se disa medie qasen gabimisht ndaj opinionit, se nganjëherë  vetë ato  nxisin përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Duke folur për fushatën sensibilizuese, ata theksuan se qëllimi i saj është të ndalohet në përdorimin e gjuhës së urrejtjes edhe tek partitë politike, që sipas tyre, duhet punuar në vetëdijësimin e qytetarëve, që të mos reagojnë në mënyrë të vrazhdët.

Më tej ata bënë thirrje që, duke qenë se mendimi i lirë është garantuese me Kushtetutë, gjithashtu edhe gjuha e urrejtjes është e dënueshme, po ashtu me Kushtetutë, prandaj, në këtë aspekt thërrasim për kujdes ndaj gjuhës së urrejtjes në deklaratat publike.

Ata përmendën shtetet si  Hungaria e Bullgaria, ku  gjendja është më e keqe, por ne duhet të veprojmë në frenimin e kësaj dukurie, që, fjala vjen, në shkolla e vendet tjera, bulizmi, duhet ndaluar./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme