Velia: Nevojitet qeveri gjithëpërfshirëse edhe pas zgjedhjeve eventuale
Është e gabuar të zhvendoset vëmendjen nga pandemia dhe çështjeve tjera, sepse jemi ndër vendet më i varfër në Evropë, që këto probleme do të duhej të ishin në vëmendje e jo karriera politike e ndonjë politikani, ngase presidenti nuk ka shumë fuqi politike.
Ishte ky vlerësimi i analistit Dardan Velia, në RTK.
Më tej ai sqaroi se do të duhej një person me kredibilitet e jo një person me fuqi politike nga një parti politike, prandaj eshte qasje e gabuar.
Duke parë qasjen e partive politike ndaj kësaj çështjeje,Velia shtoi se është e mundshme zgjedhja presidentit nga zarfi, por jo e dëshirueshme, megjithatë mendoj se do te duhej shkuar në zgjedhje, sepse rrethenat kanë ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe.
’’Duke qenë një situatë e rëndë e shkaktuar nga pandemia, domosdoshmërisht do të duhej një qeveri e re që të merrte reforma të reja, sepse jemi prapa në shume aspekte, ndaj na duhen reforma të thella që ta bindim BE-në se jemi të aftë për shtetbërje’’, deklaroi ai.
Ndërkaq lidhur me reformat në drejtësi, sipas Veliajt, kjo është thelbësore për përparimin e vendit.
Analisti Veliaj foli edhe për ekonominë i cili kritikoi ndër të tjera për shpërdorimin e buxhetit nga isntitucionet e vendit, duke shtuar se ne mbahemi me ndihmën nga diaspora.
Ndërsa daljen nga kjo krizë analisti Veliaj e sheh në krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në ecjen përpara të vendit.
’’Qeveria gjithëpërfshirëse duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve pas zgjedhjeve, sepse konsideroj se na duhet një qeveri e fortë për të ecur përpara’’, deklaroi ai.
Ndërkaq sa i përket PDK-së, analisti Veliaj vlerësoi se kjo parti është tani pa lider, ndaj nuk ka dhënë shenja se do të jetë pjesë e kësaj qeverie, se do te humbiste mbështetjen qytetare, por duhet shtuar se kjo parti do të jetë peng e zhvillimeve në GjS.
E sa i përket ne LDK, Veliaj shtoi se shenjat janë që do të ketë një divorc politik, por nuk dihet qartë të parashikohet rezultati, ngase partitë me probleme të brendshme kanë qenë, me raste, në rritje, nderkohë që ta ni më duket se do të jetë ndryshe, pra një periudhë e zhurmëshme
’’Inatet politike do te duhej eliminuar, ngase parqet probelm ne ecjen eprpara te vendit’’, vlerësoi Veliaj.
Ndërkaq lidhur me dialogun, por edhe për shumë çështje tjera, duket se do të vijë koha për të diskutuar për kushtetushmërinë për ta bërë të mundur përfundimin në plotni mandatin qeveritar, por, veç tjerash, ka munguar diskutimi publik për ndryshime kushtetuese, ku do të përfshihej edhe çështja e presidentit, ku në rast se nuk do të mund të zgjidhej nga Parlamenti, atëherë presidenti të zgjidhej nga populli./RTKLive























