Rostock: Ta rrisim vetëdijësimin ndaj emigrantëve, për një botë më të mirë
BKT
Lajme

Rostock: Ta rrisim vetëdijësimin ndaj emigrantëve, për një botë më të mirë

Migrimet janë të ndryshme, me synime të ndryshme!

Ishte kjo deklarata e Anna Rotocka, shefe e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në Kosovë, në ”Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK

”Kemi pasur shume njerez në nivel global të cilët kërkojnë jetë më të mirë, duke luftuar varfërinë, pra kjo është migrim me karakter social e  ekonomik, por migrimin duhet shikuar ne mënyrë më të përgjithshme, duke menduar perspektiva të qarta përmes vendeve nga oprigjina në destinim”, deklaroi ajo.

Më tej Rocka theksoi se për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve është e dretjë e nevojshme për ta zbatuar këtë, sepse kanë neveojë.

Ajo shtoi se 75 % e njerëzve që lëvizin në baza te rregullta janë ata që kërkojnë  përmirësimin e jetës, por ka edhe migrantë që migrojnë pa nevojë, që në vendet e origjinës do të mund të jetonin mirë.

Tutje ajo foli për migrantët që gjenden në Kosovë, ku sipas saj, qëndrmi ndaj migrantëve është ide interesante,  se duhet punuar në këtë çështje, se në Kosovë ka shumë njerëz që kanë  familjar të vetin të migruar, prandaj duhet vlerësuar drejtë situatën e migrantëve këtu.

Veç tjerash,  ajo sqaroi se në  nivel global në këtë situatë pandemie, emigrantët nuk trajtohen si duhet.

E se si duhet trajtuar emigrantët sot, shefja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Kosovës foli se për ta  bërë këtë duhet  që ne të ndryshojmë, duhet informuar të gjithë se çfarë nënkupton mgirimi, këtu kërkohet një bashkëpunim gjithëpërfshirëse, sepse jemi duke folur për njerëzit e fatet  e tyre, ndaj në ditën ndërkombëtare të emigrantëve duhet bërë më shumë që të bëhet një punë e mirë .

Ndëkohë sa i përket Kosovës, ajo theksoi se Kosova është vend tranzit për në vendet tjera  në BE.

Ndërkaq duke folur për integrimin, ajo shtoi se kjo  është çështje komplekse që kërkon një qasje gjithpërfshirëse, në aspekte sociale, ekonomike e në masë të caktuar edhe politike, që kërkon vullnet të dyanshëm, qoftë të migrantit, ashtu edhe të shoqërisë për të gjetur shtegun e integrimit, fjala vjen, nxënësi i ri kur futet në një klasë të re,  i duhet kohe për t’u integruar, por edhe klasa duhte të jetë e gatshme ta pranojë atë në mesin e vet.

Ndërsa si mesazh, Anna Rostocka theksoi se është e nevojshme ta rrisim vetëdijësimin, tolerancën ndaj emigrantëve, për të krijuar një botë më të mirë./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme