VV kallëzim penal ndaj Zemajt lidhur me dyshimet për furnizim me oksigjen
BKT
Lajme

VV kallëzim penal ndaj Zemajt lidhur me dyshimet për furnizim me oksigjen

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen.

Deputeti Fitim Uka, tha se kanë marrë shqetësime për mungesë të oksigjenit, prandaj edhe kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal nga ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi.

“Për këtë çështje janë përgjegjës dy persona ministrin i Shëndetësisë dhe drejtori i ShSKUK-së”.

Uka e ka quajtur këtë rast skandaloz duke shtuar se pacientët janë detyruar që oksigjeni ta sigurojnë vet.

“Jemi përpjekur që përmes Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, por nuk kemi mbërri asgjë. Ministri na ka thënë që nuk ka pasur mungesë të oksigjenit”.

“Ky është skandal se furnizimi po ndodh nga kompani ta palicencuara, pacientët po e blejnë oksigjeni dhe terapinë bazë”.


MË SHUME NGA Lajme