​Cakaj mbështet financiarisht shkollat dhe qendrat rinore të Luginës
BKT
Lajme

​Cakaj mbështet financiarisht shkollat dhe qendrat rinore të Luginës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se kanë dhënë mbështetjen financiare për blerjen e pajisjeve për t’i ndihmuar të rinjtë dhe nxënësit në Luginë.

"Përshëndetje të nderuar miq, ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë.

Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon", ka shkruar Cakaj.


MË SHUME NGA Lajme