14:00 / 17.12.2020
‘France Football’: Collina është gjyqtari më i mirë i të gjitha kohërave
Pierluigi Collina është zgjedhur gjyqtari më i mirë i të gjitha kohërave nga “France Football”.
“Ai e ka shkruar historinë e futbollit. Kur është çështja te gjyqtarët, emri i parë që të bie ndër mend është i tij. Që nga debutimi i tij në vitin 1977, e deri te lamtumira e tij në vitin 2005, Collina e ka shkruar historinë e futbollit”, shkruan “France Football”.
Collina ka ndarë drejtësinë në 240 ndeshje në Serie A gjatë karrierës së tij. Ai ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës në vitin 2002 midis Gjermanisë dhe Brazilit.
Gjithashtu është shpallur si gjyqtari më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika nga viti 1998, deri më 2005.























