Haradinaj-Stublla falënderoi Jaan Brathu për punën e tij në Kosovë
BKT
Lajme

Haradinaj-Stublla falënderoi Jaan Brathu për punën e tij në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim lamtumirës me Shefin e deritanishëm të OSBE-së, Jaan Brathu, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë.

Shefja e diplomacisë kosovare dhe Brathu diskutuan për situatën aktuale në vend, për rolin e OSBE-së dhe bashkëpunimin e këtij misioni me institucionet e Kosovës.

Në këtë takim, u bisedua edhe për situatën pandemike, që ka pasur ndikime dhe në punën e institucioneve të Kosovës, edhe të Misionit të OSBE-së.

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi kreun e deritanishëm të OSBE-së, Brathu dhe i uroi sukses në detyrat e reja.


MË SHUME NGA Lajme