Byroja Kosovare e Sigurimeve pushon kundërligjshëm nga puna 73 punëtorë
BKT
Lajme

Byroja Kosovare e Sigurimeve pushon kundërligjshëm nga puna 73 punëtorë

73 punëtorëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve u është ndërperë kontata e punës me datë 1 të këtij muaji, pa ndonjë njoftim paraprak.

Burime të Gazetës Metro tregojnë se drejtori Sami Mazreku u ka ndërprerë kontratën punëtorëve pa respektuar fare procedurat ligjore që parashihen me ligj.

73 punëtorë janë larguar nga puna dhe nuk u është vazhduar kontrata, ani pse fillimisht këtyre njoftimeve u është dashur t’u paraprijë një vendim i organeve të Byrosë për riorganizim, një organogrami i ri i organizimit të vendeve të punës dhe një vendim për largimin e punëtorëve me arsyet dhe nenet përkatëse ku është mbështetur vendimi.

Madje siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Gazeta Metro, asnjë vendim nuk u është bashkëngjitur njoftimeve që u janë bërë punëtorëve.

Për më shumë, njoftimet e punëtorëve nuk përmbajnë këshillën juridike, pra të drejten e punëtorit për ankesë ndaj këtij njoftimi.

Burimet konfirmojnë se njoftimet për mosvazhdim të kontratës u janë shpërndarë punëtorëve pa kurrfar kriteri të përzgjedhjes.

Po ashtu, Metro merr vesh se një nga punëtorët të cilave u është dërguar njoftimi, gjendet në pushim të lehonisë, e që përben shkelje flagrante e Ligjit të Punës që përcakton qartë se nuk mund t’i ndërptiet marrëdhënia e punës, punëtores që është në pushim të lehonisë./gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme