Limaj e mori vesh nga mediat për shkarkimin e drejtorit të AKI’së
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për shkarkimin e drejtorit të AKI’së dhe se për këtë gjë e mori vesh nga mediat.
Limaj ka thënë se njëjtë si në rastin e shkarkimit të drejtorit të Policisë, Hoti nuk i lajmëroi as për shkarkimin e drejtorit të AKI’së, Kreshnik Gashit.
“Hoti duhet të konsultohet me partnerët. Mora vesh nga mediat për shkarkimin e drejtorit të AKI’së”, është shprehur Limaj në T7, raporton Gazeta Metro.
Kujtojmë se sot gjatë ditës Hoti tregoi se i ka bërë kërkesë Gashit për lirimin e pozitës, por nuk ka treguar arsyet për një vendim të tillë.
Kujtojmë se më 25 nëntor të vitit 2019, Kreshnik Gashi ishte emëruar në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë përmes një bashkëpunimi ndërmjet atëherë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.























