Lansohet fushata për parandalimin e COVID-19
BKT
Lajme

Lansohet fushata për parandalimin e COVID-19

Ekipi i Kombëve të Bashkuara, me mbështetjen e Fondit i Mirëbesimit Shumë-partnerësh, UKAid- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndetin Publik po fillojnë fushatën #përhatër.

Fushata promovon sjelljen e duhur në parandalimin e mëtejshëm të COVID-19, duke plotësuar fushatat tashmë ekzistuese, duke shtuar elemente në qytet, dy animacione dhe fushatë në media sociale.  

Të pranishëm në lansimin e fushatës do të jenë: Koordinatorja e Zhvillimit e KB, znj. Ulrika Richardson, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ambasadori i HM, Nicholas Abbott dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Shëndet Publik, Naser Ramadani.

Gjatë kësaj ceremonie të shkurtër, do të prezantohen dy elemente kreative të fushatës në qytet.

Ngjarje e ngjashme së shpejti pritet në disa qytete të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme