09:04 / 18.12.2020
Ky trajner është zgjedhja e parë e Arsenalit
Arsenal po kalon një moment aspak të mirë n kampionat.
“Topçinjtë” nuk fitojnë prej disa ndeshjesh dhe renditen në vend të 15-të pas 13 javësh të luajtura deri më tani në Premier League.
Këto rezultate negative kanë bërë që drejtuesit e Arsenalit të mendojnë largimin e trajnerit Mikel Arteta e tashmë kanë “shënjestruar” një tjetër trajner.
Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin që pas largimit nga Juventusi është pa skuadër.
Trajneri italian është në pritje të një oferte të re dhe pak ditë më parë shprehu dëshirën për të trajnuar në Premier League.
Në rast largimi të Artetas, Allegri do të jetë pasuesi i tij te Arsenal.























