Avokati: Sot do të kërkojë lirimin e Nasim Haradinajt
BKT
Lajme

Avokati: Sot do të kërkojë lirimin e Nasim Haradinajt

Eshtë mbajtur seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokati i Haradinajt thotë se sot në fund të ditës do të parashtrojë kundërshtim në lidhje me paraburgimin.

“Avokati i Gucatit në kundërshtimin e tij të paraburgimit ka kërkuar një seancë dëgjimore dhe unë do t’i bashkangjitem kësaj seance. Edhe unë do të bëj një parashtrim në fund të ditës së sotme”, tha avokati i Haradinajt.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

 


MË SHUME NGA Lajme