Kastrati: Ose presidenti me konsensus ose në zgjedhje
Situata e sotme në demokraci është e lejuara, të gjitha llojet e reagimit, sikundër kjo e sotmja ndaj Selmanajt, është e pranueshme, por këtu veçsa e grisin zjarrin, sidomos tani kur është një situatë e ndieshme.
Ishte kjo deklaratë e Arian Kastratit, analist, në RTK
Ai më tej shtoi se pa bashkërendim të opozitës për zgjedhje nuk duket ne sipërfaqe ideja për zgjedhje të parakohshme, por Kuvendi duhet shpërndarë që të shkohet në zgjedhje.
Më tej analisti Kastrati theksoi se PDK kërkon që presidenti i takon kësaj partie, se a ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje me partitë tjera, shpresoj se kjo do të ndodhë, ndryshe dyshoj se do të ketë kriza ciklike.
Ndërkaq lidhur me veprimet e U.d. dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, analisti Kastrati deklaroi se sa ma shpejtë duhet shkuar në zgjedhjen e poresidentit, sepse znj. Osmani po e keqpërdor karrigën e presidentit.
”Ka vetëm retorikë e jo veprim konkret. Nuk ka ide të qartë në zhvillimin e vendit, ka pasur retorikë kundër Thaçti e Veselit, tani ata janë në Hagë, ndërkohë që kjo nuk ka ide të qarta, sepse është e paditur”, theksoi Kastrati.
Sipas tij kryeparlamentarja Osmani ka vepruar keq, duke vlerësuar se ajo në Shqipëri bëri thikë pas shpine, duke bërë skandal teksa ka injoruar angazhimin e Shqipërisë përgjatë 30 vjetëve edhe mospërmendja e UÇK-së, gjë që kjo i shkon për shtati vetëm Serbisë.
Ndërkaq në siutatën e sotme pë qeverisjes, ai theksoi se ka ide të shumta, qeveri gjithëpërfshirëse, e ide tjera, por për të realizuar këtë ide duhet nisur nga partitë në pushtet.
Ndërkohë që lidhur me zgjedhje, Kastrati shtroi pyetjen se nëse i kalon mandati 6 mujor U.d., atëherë kush do t’i ftojë në zgjedhje.
E, lidhur me partitë politike që do të garojnë në zgjedhje, Kastrai theksoi se znj.Osmani mund të marrë vota, por jo sa ka marrë vota me LDK, sepse ka tradhëtuar edhe Fatmir Sejdiun, etj, e duke shtuar kësaj afrimi i saj me LVV, elektorati i LDK-së do të hakmerret me votë./RTKLive























