Vuçiq: Nuk do ta njoh asnjëherë Kosovën
BKT
Lajme

Vuçiq: Nuk do ta njoh asnjëherë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq në emisionin “Prva Tema”, ka folur në lidhje me çështjen për ta njohur Kosovën si shtet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në emisionin “Prva Tema”, ka folur në lidhje me çështjen për ta njohur Kosovën si shtet. Ai ka thënë se derisa ai të jetë president nuk do të ketë njohje të Kosovës.

 “Deri në prill të 2022-s, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, Beogradi sigurisht se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq i pyetur nëse e përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës. “Pas kësaj vendos populli”, ka shtuar presidenti serb.

Ndërkohë, duke reaguar në këtë deklaratë të Vuçiqit, profesori i shkencave politike dhe ish-ambasadori i Serbisë në Berlin, Ivo Viskoviq, ka theksuar se në politikë asnjëherë nuk duhet të thuhet “Jo”, por ka vlerësuar se njohja e Kosovës për një kohë sigurisht se nuk do të ndodhë. 

Në anën tjetër, avokati Milan Antonijeviq ka thënë se kjo çështje varet nga shumë faktorë dhe nga periudha në të cilën jetojmë.

“Disa gjëra të cilat kanë ndodhur këtë vit nuk kemi qenë në gjendje t’i parashohim. Disa gjëra që na afrojnë me BE-në mund të na sjellin iniciativa të ndryshme dhe ne duhet të kemi iniciativa të qarta se çfarë po ndryshon për qytetarët. Padyshim që në një të ardhme të afërt nuk do të ketë njohje të Kosovës", tha Antonijeviq.


MË SHUME NGA Lajme