Haradinaj: Dëshmorët e Gramaçelit nga sot u lartësuan në memorial
BKT
Lajme

Haradinaj: Dëshmorët e Gramaçelit nga sot u lartësuan në memorial

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka marrë pjesë në inaugurimin e Lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Gramaçel të Deçanit.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se lavdia e tyre nga sot lartësohet në memorialin e ri.

“Dëshmorët e Gramaçelit dhe lavdia e tyre, nga sot janë lartësuar në memorial të ri. Përjetësisht falënderues pushkës së tyre çlirimtare!”, ka shkruar Daur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme