Bajqinovci: Serbia po i pengon mërgimtarët qëllimisht
BKT
Lajme

Bajqinovci: Serbia po i pengon mërgimtarët qëllimisht

Gjatë dy ditëve të fundit kufinjtë me Kosovën janë të mbingarkuar nga mërgimtarë që po vijnë drejt Kosovës për të festuar së bashku me familjet për festat e fundvitit.

Ata po detyrohen të presin deri në 10 orë rrugës.

Deputeti i LVV, Mefail Bajçinovci, duke iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka thënë se ata po pengohen qëllimisht dhe pa arsyeje nga Serbia.

“Ju uroj mirëseardhje nga zemra mërgimtarëve tanë në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit.

Infuzioni i vërtetë ekonomik janë ata, ndërsa festave ju japin gjallëri dhe atmosferë gëzimi në familjet tona.

Në anën tjetër Serbia vazhimisht po i pengon mërgimtarët tanë, duke i bllokuar kufijtë me qëllim e pa arsye!”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme