Loxha: Nuk është zgjidhje ndryshimi i Kushtetutës për presidentin
BKT
Lajme

Loxha: Nuk është zgjidhje ndryshimi i Kushtetutës për presidentin

Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se nuk është zgjidhje ndryshimi i Kushtetutës për presidentin sepse mungesa e konsensusit nuk përbën detyrim që të ndryshohet baza juridike e vendit.

“Ne konsiderojmë se është shumë shqetësues fakti që po tentohet të adresohen pakënaqësitë, ose mungesa e konsensusit të spektrit politik duke ndryshuar bazën juridike të vendit. Ne konsiderojmë se kjo është një qasje e gabuar se baza juridike e cila rregullon parimet e shtetit nuk duhet të ndryshohet për t’iu përshtatë interesave aktuale të partive politike, ose qeverive. Pra ne nuk konsiderojmë se është zgjidhje ndryshimi i Kushtetutës, sepse mungesa e konsensusit nuk përbën detyrim që të ndryshohet baza juridike e vendit, sidomos duke pas parasysh se kjo i rregullon parimet e shtetit. Ajo çfarë realisht duhet të ndodh është që të ndryshohet koncepti i presidentit në mesin e partive politike. Ashtu siç e përcakton edhe Kushtetua, presidenti duhet të jetë figurë politike, e jo të përfaqësojë interesa partiake. Ne konsiderojmë se partitë politike duhet të arrijë një maturi të heqin dorë nga kapja e institucioneve, që realitet duhet të përfaqësojnë unitetin e popullit”, thotë ajo.


MË SHUME NGA Lajme