Tahiri: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit
BKT
Lajme

Tahiri: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri sonte ka vizituar pikën kufitare në Morinë për të pritur diasporën shqiptare që po vjen për festat e fundvitit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka njoftuar bashkudhëtarët tanë se janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit, pasi Qeveria ka vendosur për një gjë të tillë më herët, e cila do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e policave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetarë!
Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e policave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.
Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.
Mirë se vini në tokën tuaj!

Ndryshe, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar primën e sigurimit për polica gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, mund të shkojnë në zyrën qendrore të kësaj byroje për kthimin e mjeteve financiare.

Sipas BKS-së, kjo ka ndodhur për shkak të kohës së shkurtë që kanë pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se problemet teknike janë rregulluar.


MË SHUME NGA Lajme