Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë është Zeqir Veselaj, Profesor në Fakultetin e Edukimit. Ai flet për 
WEBINARIN e 3 ME TEMËN "EDUKIMI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM DHE MËSIMDHËNIA E INTEGRUAR".

Kujtim Dobruna Drejtor i EICKS, flet për temën "EKONOMIA DIGJITALE, PROJEKTI I ECIKS E-DAYS".

Samedin Mehmeti - ud. drejtor i përgjithshëm i Policisë, flet për "POLICIA E KOSOVËS GJATË 2020-s".

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se 
ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË?.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme